Karakas, 15 shtator – Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës Tarek Vilijam Sab ngriti sot kallëzim penal kundër liderit të opozitës Huan Guaido për dyshimin e marrjes së kontrollit mbi kompaninë Monomeros, e cila është degë e kompanisë shtetërore kimike Pekuiven.
Në publikimin e tyre në Tuiter, prokurori shtetëror tha se lideri i opozitës dyshohet për “abuzim me pushtetin, tradhti të lartë dhe komplot kriminal”, si dhe “përvetësim të pronës dhe pjesëmarrje në një grup kriminal”.
Kuvendi kombëtar ka formuar një bord të përkohshëm drejtorësh për kompaninë shtetërore kimike Pekuiven dhe firmën e saj “vajzë” Monomeros në mars 2019.
Paraprakisht këtë vit, prokurorët venezuelianë ngritën disa padi kundër përfaqësuesve të opozitës, përfshirë Guaido.
Ndër të tjera, lideri i opozitës akuzohet për përvetësim të fondeve shtetërore të destinuara për të luftuar koronavirusin. l