Nju-Jork, 17 tetor – Venezuela sot në zgjedhjen e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka marrë vend në Këshillin për të Drejtat e Njeriut për periudhën nga viti 2020 e deri në 2022-ën edhe krahas kritikave të organizatave joqeveritare dhe vendeve të Amerikës Latine ndaj Qeverisë së Nikollas Maduro dhe ndikimit të saj në respektimin e të drejtave të njeriut.
Karakasi ka marrë 105 vota në zgjedhjen, ndërsa zgjidhen dy vende të rezervuara për Amerikën Latine. Brazili ka marrë vendin e dytë me 153 vota. Kostarika, e cila tentoi t’i konkurrojë Venezuelës, ka marrë vetëm 96 vota.
Asambleja e Përgjithshme e KB-së me 193 anëtarë ka zgjedhur 14 anëtare të reja në Këshillin për të Drejtat e Njeriut, gjithsej ka 47, për mandat trevjeçar, duke filluar nga 1 janari i vitit 2020.
Sipas rregullës, vendet në Këshill janë sistemuar në rajone që të sigurohet përfaqësim gjeografik.(koha.mk)