[adning id="476476"]

Venediku arrin t’i shmanget Listës së Trashëgimisë Botërore të rrezikuar

15

Venedik, 23 korrik – Venediku të enjten për pak u shmang nga hyrja në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar, siç ishte propozuar nga UNESKO, drejtpërdrejt para vendimit të Qeverisë për t’u ndaluar hyrja e kruzerëve në pjesën historike të qytetit.

Në takimin në Fuzhou, Kinë, Komiteti për trashëgimi kulturore e nënvizoi ndalesën e cila hyri në fuqi nga 1 gushti.

Autoritetet italiane kanë afat deri më 1 dhjetor 2022 për të raportuar për angazhimet e bëra për mbrojtjen e ekosistemit dhe trashëgimisë historike të Serenisimas. Nëse nuk ndërmerret asgjë në afat të gjatë, qyteti mund të largohet nga lista e trashëgimisë botërore, e cila e përfshin Venedikun nga viti 1987.

Hyrja në listën e trashëgimisë së rrezikuar nuk është “dënim”, edhe pse mund të kuptohet si “turp”, thonë në agjencinë e OKB-së.

Komiteti i UNESKO-s solli vendim, të ratifikuar edhe krahas abstenimit të Norvegjisë, pasi Qeveria në moment të fundit në Romë më 13 korrik solli dekret se “mastodontet detare” më nuk do të mund të hyjnë në qendrën historike të Venedikut.

Roma do të duhet të përpunojë propozim dhe një sërë masash korrigjuese me afat të implementimit para takimit të 46-të të komitetit në vitin 2023, paralajmëron UNESKO, i cili gjithashtu kërkoi nga Italia raport të përditësuar për gjendjen e ruajtjes deri më 1 dhjetor 2022.