Nga Pallati i Doxheve në Venecie u grabitën sende të çmuara me vlerë prej rreth disa milionë eurosh, njoftoi policia italiane. Policia konsideron se të paktën dy grabitës kanë hyrë në ekspozitën e sendeve të çmuara dhe artefakteve, që kanë qenë në pronë të sheikut të Katarit Hamad bin Abdullah al Tani.
Më pas, derisa një roje ka ruajtur, tjetri e ka hapur vitrinën dhe ka vjedhur vathë dhe një brosh. Policia gjithashtu vlerëson se të dy grabitësit janë pjesë e një grupi të madh. “Gjithsesi kemi të bëjmë me profesionistë, që arritën të largohen me stolitë edhe përkundër asaj që në ndërtesë është vendosur një sistem i avancuar sigurie”, citoi komisari i policisë së Venecias, Vito Galjardi. Ai theksoi se stolitë kanë pasur vlerën prej disa milionë eurosh.