Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli sot do ta promovojë monumentin përkujtimor në rrugën nga Lufta e Parë Botërore në Parkun nacional Pelister. Shënimi i ri, siç kumtuan nga Ambasada amerikane, e thekson rolin e SHBA-së në Maqedoni dhe të Ballkanit gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në solemnitetin në Qendrën informative Pelister ambasadori Bejli do t’ju drejtohet të pranishmëve me rastin e njëqind vjetorit nga përfshirja e SHBA-së në Luftën e Parë Botërore, ndërsa do të flasë edhe për rëndësinë e marrëdhënieve euroatlantike. Ambasadori Bejli në këtë rast do t’ju dorëzojë fletë falënderimi personave të cilët kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ngjarje.