Manjati i teknologjisë John McAfee është arrestuar në Norvegji pasi në vend të maskës anti-Covid kishte vendosur mbathje femrash.
McAfee, i cili ka bërë miliarda dollar me softëare që ka të njëjtin emër, lajmëroi në Tëitter se ishte arrestuar nga autoritetet norvegjeze për këtë arsye.
Të njëjtën gjë njoftoi edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte arrestuar bashkë me të, duke e quajtur absurd vendimin.
Çifti gjithashtu postoi disa foto, ku McAfee dukej me tangat e zeza në fytyrë. “Insistoj se është maska më e sigurtë e mundshme dhe refuzoj të vë gjë tjetër për shëndetin tim,” tha 74-vjeçari.