Shkup, 24 prill – Një shportë e madhe me lule tani e zbukuron rrugën “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit. Kjo është figura e tillë e tretë të cilën e ka vendosur NP Parqe dhe Gjelbërime, pas dy të tjerave që ka vendosur në Autokomandë dhe Parkun e Qytetit, informon Koha.
Kjo shportë është e gjatë 5 metra dhe ka gjerësi prej 2 metrash ndërsa lartësi 1 metër. Në të janë mbjellë 400 lule sezonale të llojit Coleus dhe 100 copë lule të llojit Celosia.