Kjo është hera e 13-të që në Rusi zhvillohet ky aktivitet dhe për disa prej pjesëmarrësve kjo ngjarje është kthyer në diçka të zakonshme. Kjo garë njihet në arenën botërore madje njihet edhe si një prej ngjarjeve sportive më emocionuese falë edhe panoramës unike të Baikalit. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht ku pjesëmarrësit përballen me borën dhe erërat e forta, këtë vit kushtet atmosferike ishin më të favorshme.
Ai që shkëlqeu në garën e këtij viti ishte polaku Bartosh Mazerski, i cili shënoi kohën 2 orë 53 minuta e 26 sekonda, duke thyer me më shumë se 2 sekonda rekordin e Maratonës së Akullit të Baikalit të vendosur nga rusi Sergei Kalashnikov 5 vite më parë.