Shkup, 15 gusht – Filloi vendosja e shënimeve në monumente, ndërsa largohet edhe Dielli i Verginës nga simbolet e institucioneve publike dhe në hapësirat publike, por edhe nga objektet dhe sipërfaqet publike, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.
“Në nder të Aleksandrit të Madh, figurë historike e cila i takon Historisë antike heleniste dhe civilizimit dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Këtu është përfaqësuar si luftëtari në kalë”, qëndron në shënimin e monumentit ”Luftëtari në kalë’ në sheshin qendror në Shkup.
Është vendosur edhe shënim në monumentin e Olimpijas, në shesh dhe në parkun Ibni Pajko dhe atje shkruan “Në nder të Olimpias, figura historike e cila i takon historisë antike helene dhe civilizimit dhe trashëgimisë kulturore historike botërore”.
Emri i monumente mbetet i njëjtë, por theksohet se bëhet fjalë për një figurë historike nga historia antike helene. Monumente të tilla ka në disa qytete në vend.
Theksimi në shënimet është shënuar në gjuhën maqedonase, në gjuhën shqipe dhe angleze.
Ka filluar edhe fshirja e simbolit të ish-flamurit – Dielli nga Kutlesh nga shënimet e institucioneve publike, objekteve dhe sipërfaqeve publike. Lë përshtypje se kjo ndryshim edhe në pusetat në kryeqytet.
Vendosja e shënimeve vijon pas rekomandimit qeveritar deri në njësitet e vetëqeverisjes lokale, institucioneve shtetërore dhe publike, t’i respektojnë obligimet nga Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të KB-së për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve.
Në Marrëveshjen e Prespës, në nenin 8 paragrafi 2 thuhet se “Në afat prej gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshje, Pala e dytë do ta analizojë statusin me monumentet, ndërtesat publike dhe infrastrukturën në territorin e saj dhe nëse të njëjtat në cilën do mënyrë udhëzojnë në historinë antike eline dhe civilizim, që paraqet pjesë përbërëse të trashëgimisë historike ose kulturore të Palës së parë, do të ndërmarrë veprime konkrete adekuate me qëllim në mënyrë efektive ta shqyrtojë çështjen dhe të sigurojë respektim të trashëgimisë së tillë”.
Ka filluar edhe fshirja e ish-flamurit – Dielli nga Kutleshi nga shënimet e institucioneve publike, objekteve dhe sipërfaqeve publike. Lë përshtypje se kjo ndryshon edhe në pusetat në kryeqytet.
Ky obligim është rregulluar në nenin 8 paragrafi 3 nga Marrëveshja e Prespës në të cilin është theksuar se “Pala e dytë nuk do ta përdorë sërish në cilën do mënyrë dhe në cilën do formë simboli më herët i theksuar në ish flamurin shtetëror. Në afat prej gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, Pala e dytë do të inkuadrohet drejt largimit të simbolit të theksuar në ish-flamurin shtetëror nga të gjitha vendet publike dhe nga përdorimi publik në territorin e vet.
Vendosja e shënimeve dhe largimi i Diellit të Verginës në Shkup është në kompetencë të autoriteteve të qytetit dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe shërbim të radarit.