Fernandinho është në vitin e fundit të kontratës dhe për shtypin anglez do të largohet nga kampionët në fuqi të Manchester City në fund të sezonit aktual.
Për brazilianin duket se Guardiola e mendon ndryshe dhe kërkon që ai të qëndrojë edhe një sezon tjetër pasi me eksperiencën e tij ka ndikim shumë të rëndësishëm në skuadër.
Drejtuesit kanë nisur kështu bisedimet me 34-vjeçarin për një kontratë tjetër 12 mujore dhe po diskutojnë termat financiarë që nuk do të jenë të njëjtë me ato që ka në kontratën aktuale.