Rostush, 20 korrik – Vendkalimi kufitar Streizmir-Restilic në kufirin Maqedoni-Kosovë, prej sot deri më 20 gusht do të lëshohet në përdorim për qytetarëve prej të dy vendeve, informon nga pushteti lokal i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.
Vendkalimi do të hapet çdo ditë prej orës 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si dhe vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim (pasaporta ose letërnjoftime dhe karton të gjelbër për automobil).
“Ky vendkalim do të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit të komunave prej të vendeve si dhe për lidhje të ndërsjellë të banorëve nga komunat Mavrovë dhe Rostush, Qendër Zhup dhe Dibër me banorët e komunave Restilicë, Dragash dhe Prizren”, theksojnë nga komuna.
Shprehën falënderim deri te të gjithë të cilët kanë kontribuar në hapjen e këtij vendkalimi , për të cilin ekziston shpresë e madhe se në të ardhmen do të jetë funksional gjatë tërë vitit. (koha.mk)