Fermerët grekë do ta bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni të paktën deri në orën 18:00 pasdite. Këtë e lajmëruan shumë media duke iu referuar informacioneve nga organizatorët e protestave të fermerëve. Fermerët grekë gjatë ditës do të vendosin ku dhe sa autostrada do të bllokojnë nëpër vend dhe vendkalime kufitare. Të gjitha vendimet do të sillen në vijim dhe tani për tani nuk ka orar të konfirmuar të bllokadave.