Vendimi i shkallës së dytë në procedure kundër ish-komandantit të ushtrisë serbëve boshnjakë, Ratko Mlladiq, do të kumtohet më 8 qershor, ka vendosur kështu gjykata e Hagës.
Vendimi për ankesat do të kumtohet në pra 15:00 sipas kohës lokale, theksohet në vendim, të nënshkruar nga gjykatësja Priska Matimba Nijambe.
Këshilli për ankesa kërkoi nga pjesëmarrësit në procedurë deri më 25 maj me shkrim ta informojnë gjykatën nëse ata dhe i akuzuari Mlladiq dëshironin të bashkoheshin përmes thirrjes video, për shkak të kufizimeve për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Fundi i procesit të Hagës kundër Mlladiqit është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe operacionit që Mlladiç iu nënshtrua në mars të vitit të kaluar.