Shkup, 21 dhjetor – VMRO-DPMNE-ja vlerësoi se vendimi i gjykatës administrative për ta pranuar padinë e LSDM-së për një vendvotim në Komunën e Tearcës është i kundërligjshëm dhe skandaloz. Nikolla Todorov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të partisë mbrëmë në konferencën për shtyp tha se vendimi është sjellë nën presin të LSDM-së, mediave të afërta të partisë dhe disa faktorëve të tjerë nga jashtë. “Një prej dëshmive më të mëdha për vendimin e kundërligjshëm të gjykatësve nga Gjykata Administrative e cila vendosi për këtë padi është fakti që në mënyrë jo standarde për praktikën gjyqësore, në elaborimin e vendimit nuk janë theksuar arsyet konkrete ligjore dhe bazat për shkak të së cilave bartet ky vendim, por është theksuar një formulim i përgjithshëm i cili është jo karakteristik, jo tipik dhe i cili përjashtohet nga standardet ligjore – dhe kjo është se kanë ndodhur një seri parregullsish. Cilat janë ato parregullsi, për çfarë lloj parregullsish bëhet fjalë, kjo aspak nuk përmbahet në elaborimin e aktgjykimit”, theksoi Todorov. Kjo, sipas Todoorv, është pjesë e skenarit për anulimin e dëshirës së qytetarëve dhe inxhinierisë pas zgjedhjeve. VMRO-DPMNE-ja, siç theksoi Todoorv, mbetet në qëndrimin e treguar në Shpallje.