Vendimi për Haradinajn shtyhet deri më 6 prill

Kreut të AAK’s i është vazhduar mbajtja në Francë deri më 6 prill. Për këtë vendosi gjykata franceze, me arsyetimin për t’i dhënë kohë palës serbe për të sjell fakte. Këtë e ka konfirmuar vetë Haradinaj pas seancës, me ç’rast tha se po mbahet peng politik.

“Gjykata i ka dhënë kohë pales serbe edhe një muaj. Vendimi merret me 6 prill”, ka thënë Haradinaj. Tutje ai ka thënë se mbajtja e tij është politike, dhe e ka quajtur veten peng politik. Madje, ai ka thënë që gjithë ata që janë prapa këtij procesi, duhet të ndjejnë turp. “Jam peng politik. Gjithë atyre që janë pjesë e këtij procesi, duhet t’u vijë turp”, ka përfunduar Haradinaj.