Vendimi për arrest të Mijallkovit shtyn seancën për rastin “Target-Fortesa”

Shkup, 26 mars – Gjykata e Apelit në Shkup, në seancën publike në të cilën do të vendosej për arrestin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov e ka shtyrë seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Target-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Gjykatësja Xheneta Bektoviq e shtyu seancën e sotme më 3 pill, në kërkesë të mbrojtjes e cila e përfaqëson të akuzuarin Mijalkov.

Para Gjykatës sot duhej të vazhdojë gjykimi i informatorit Xvonko Kostovski, i cili është dashur të përgjigjet në pyetjet e avokatëve dhe prokurorëve.

Në lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së të akuzuar janë ish-shefi i i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovskit, të cilët janë në paraburgim në Greqi, dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shefi i Kabinetit të Mijalkovit, Toni Jakimovski, Vlladimir Varelov nga DSK-ja dhe edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk ishte dhënë urdhër nga gjykata.

Komunikimi është ndjekur para se të lëshohet dhe pas përfundimit të afatit për urdhrat e gjykatës të për ndjekjen e 1 541 numrave telefonike apo në total 5 827 numra. Gjatë asaj periudhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.