Një nënë ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe shumë të rrallë për fëmijën e saj. Gjatë shtatzënisë ajo u njoftua nga mjekët se fëmija që mbante në bark, pas lindjes nuk do të jetonte gjatë por pavarisht kësaj ajo vendosi që ta mbajë për 9 muaj në bark fëmijën. 34-vjeçarja Abbey Ahern, nga Oklahoma këtë lajm e morri kur ishte 19 javëshe dhe doktorët i thanë se vajza e saj kishte probleme me shëndetin, një sëmundje që do të thoshte se ajo do të jetonte vetëm disa orë pasi të lindte. Mbas 14 orë dhe 58 minuta vajza e sapolindur ndërroi jetë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit vajza kishte një defekt, që do të thotë se fëmija kishte një tru të pazhvilluar dhe kafkën nuk e kishte të plotë pasi ishte e dignostikuar me sëmundjen e anencephaly-së. Kjo sëmundje prek 1,000 shtatzëni, shumica e të cilave përfundojnë në dështim. Si rezultat, rreth një në 10.000 foshnje në SHBA janë të lindur me anencephaly. Por nëna dhe babi i vogëlushes vendosën që të lindte vajza e tyre, në mënyrë që ata të mund të kalonin disa orë me të dhe më pastë dhuronin organet e saj. “Procesi i dhurimin të organeve ka qenë tepër ngushëlluese për mua, duke e ditur se fëmija im nuk jeton ama mundi të shpëtonte jetë të tjera”, u shpreh nëna. Disa herë ajo tha se ndihet e tronditur nga situata, por ajo ka mbështetjen e burrit të saj. Edhe pse askush nuk u përpoq për të vënë ato jashtë vendimin e tyre, Abbey tha se ku veprim u prit me skepticizëm nga familja dhe miqtë, shkruan Daily Mail.