Interi, raportohet, se ka vendosur për të ardhmen e Gabriel Barbosas, e cila lidhet edhe me të ardhmen e Yann Karamoah. Sipas Calciomercato, nuk do të ketë vend për Gabigol, kur ai të rikthehet nga huazimi i tij në Santos gjatë janarit. Gazeta shkruan se Interi ka shumë sulmues në dispozicion, kështu Gabigol nuk e ka të garantuar minutazhin e duhur, transmeton IndeksOnline.
Para kësaj, ”Nerazzurrët” janë të impresionuar më shumë me potencialin e anësorit, Karamoah, i cili këtë sezon po luan te Bordeaux. Kështu, Interi është i gatshëm ta shesë sulmuesin e talentuar brazilian nëse vjen ndonjë ofertë deri në 20 milionë euro. 22-vjeçari dështoi në sezonin e tij të parë tek Interi, por ai u rikthye te Santosi më pas, ku shënoi 18 gola.