Shkup, 18 tetor – Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, Qeveria ka vendosur të reagojë vetëm nëpërmjet komunikatës. Njoftohet se kryeministri Zaev gjatë ditës ka zhvilluar konsultime brenda dhe jashtë shtetit për hapat e ardhshëm. Zaev ka takuar edhe partnerin e koalicionin kreun e BDI-së Ali Ahmetin.