[adning id="476476"]

Vendime të reja kadrovike, shkarkohet Acevski kurse drejtor i DPHM-së është emëruar Agim Murtezani

426

Shkup, 4 gusht  – Qeveria në mbledhjen e sotme solli disa vendime kadrovike.

Amir Shabanin e emëroi drejtor të Fondit për Sigurim të Depozitave, ndërsa Dritan Imerin zëvendësdrejtor të Qendrës për Provime Shtetërore.

Ana Petrovskën e shkarkoi nga detyra u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, ndërsa në vendin e saj është emëruar Sreten Stojkovski.

Kostadin Acevski është shkarkuar nga funksioni drejtor i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, me kërkesë të tij. Për u.d. drejtor është emëruar Agim Murtezani.

Në mbledhje është marrë edhe vendim për anëtarë të bordit të drejtorëve të Kombinatit të Prilepit Qeveria t’i propozojë Nikolla Xhambazovskin (anëtar i pavarur joekzekutiv), Mile Velkovski (anëtar i pavarur joekzekutiv), Kire Stankovski (anëtar ekzekutiv), Tatjana Stefanovska (anëtare ekzekutive), Riste Tashev (anëtar ekzekutiv).