Dibër, 26 dhjetor – Katër personat e angazhuar në Qendrën ditore për persona me nevoja të veçanta në Dibër, përfundimisht e kanë zgjidhur problemin dhjetëvjeçar me statusin e tyre të pazgjidhur. Ata këto ditë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale morën vendim pune.
Bëhet fjalë për psikolog, pedagog, infermiere dhe punonjës social, të cilët nga hapja e Qendrës kujdesen për personat me nevoja të veçanta në këtë Qendër.