Shkup, 26 shkurt – Pyetje lidhur me vendosjen dhe funksionimin e Portalit kombëtar për shërbime elektronike, Katalogu i shërbimeve dhe Një pikë për shërbime, janë rregulluar me Propozim-ligjin për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, që e miratoi Qeveria në seancën e fundit.
“Me ligjin rregullohet puna e organeve të administratës shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale gjatë këmbimit të të dhënave dhe dokumenteve në formë elektronike, gjegjësisht realizimin e shërbimeve elektronike, kur një gjë e tillë përcaktohet me ligj. Sa i takon edhe zhvillimit të punës së gjykatave, prokurorive publike dhe prokurorisë shtetërore, disa subjekte nga sfera e arsimit, shëndetësia, mbrojtja sociale, financat, bankieria, sigurimi, energjetika, furnizimi me ujë, komunikimet elektronike, shërbimet postare dhe shërbimet komunale gjatë këmbimit të të dhënave dhe dokumenteve në formë elektronike, gjegjësisht realizimin e shërbimeve elektronike”, kumtoi sot pres shërbimi qeveritar.
Në seancën e Qeverisë është përcaktuar edhe teksti i ri i Propozim – ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme që të hiqen barrierat ekzistuese për përdorimin ndërkufitar të mjeteve për identifikim elektronik të shfrytëzuara në vendet anëtare të BE-së. Qëllimi i kësaj rregullative, ndërsa me atë edhe i këtij propozim ligji është të vendoset siguri për qasje në shërbimet elektronike ndërkufitare, si edhe të sigurohet identifikim i sigurt elektronik dhe kontroll i autenticitetit. (koha.mk)