Vendim i papritur, Bartomeu vendos të largohet nga Barcelona

55

Qetësia ka zgjatur shumë pak dhe duket se Barcelona do të rikthehet të jetë sërish në një kaos të vërtetë. Firmat e mbledhura për shkarkimin e presidentit e kanë detyruar atë që të japë dorëheqjen përpara se të dalë në referendum.

Sipas asaj “El Chiringuito”, numri 1 i klubit ka vendosur të japë dorëheqjen dhe të largohet nga Barcelona përfundimisht. Diçka të tillë pritet që Bartomeu ta njoftojë ditën e sotme, ku do të largohet nga klubi së bashku me bordin e tij drejtues. Në orët e ardhshme priten zhvillime të reja, ku vetë presidenti me shumë mundësi do të sqarojë gjithçka.