Një punonjës në kuzhinë është bërë bashkëpronar i njërit ndër restorantet fitues i katërfishtë i çmimit si restoranti më i mirë në botë. Ali Sonko, 62 vjeçar, tani është partner në restorantin Noma në Kopenhagen, ku ai ka punuar që kur u hap. Sonko nga Gambia, u emërua si një prej tre partnerëve të rinj, së bashku me dy menaxherë të restorantit që u mbyll 14 vjet pas hapjes, e që do të rihapet në një lokacion të ri. Pronari i restorantit, shqiptari Rene Rexhepi kishte zgjedhur këtë mënyrë për të falënderuar stafin që kishte dhënë gjithçka për këtë vend. “Nuk mund ta përshkruaj se sa i lumtur jam që punoj këtu. Këta janë njerëzit më të mirë për të punuar dhe të gjithë i kam miq. Ata tregojnë respekt të madh për mua, dhe pa marrë parasysh çka unë them apo të pyes ata janë gjithmonë aty për mua. Dhe kjo është e mjaftueshme për të thënë se kjo është puna më e mirë që kam pasur ndonjëherë”, tha Sonko.