Qyteti australian – Brisbane, ka vendosur bllokimin e lëvizjes për vetëm një rast pozitiv me COVID – 19. Mbyllja është për pesë zona të populluara në kryeqytetin e shtetit Queensland. Kryeministri Annastacia Palaszczuk njoftoi masën rreth 16 orë pasi gruaja doli pozitive. Palaszczuk tha se bllokimi kishte për qëllim të ndalonte virusin sa më shpejt që të ishte e mundur, duke shtuar se bërja e tre ditëve tani karantinë, mund të shmangë bërjen e 30 ditëve në të ardhmen.
“Unë mendoj se të gjithë në Queensland … e dinë se çfarë po shohim në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera në botë ku janë nivele të larta të infeksionit nga ky lloj i veçantë i virusit dhe ne nuk duam ta shohim duke ndodhur këtë në shtetin tonë të madh” tha kryeministrja Palaszczuk. Australia ka raportuar 28.500 infeksione me koronavirus dhe 909 vdekje që nga fillimi i pandemisë. E kundërta ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është vendi më i goditur, e që ka regjistruar më shumë se 21 milionë infeksione ndërsa gati 362.000 njerëz kanë vdekur ky virus.