Shkup, 1 tetor – Një ditë pas mbajtjes së referendumit, kryeministri Zoran Zaev ka shprehur vendosmërinë e tij për zgjedhje të parakohshme nëse nuk do të arrijë marrëveshje me të gjitha partitë politike parlamentare për ndryshimet kushtuese, shkruan gazeta KOHA.
“Nëse nuk kemi sukses, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër. Proceset nuk guxojnë të ngrihen dhe të mbesin në vend. Duhet patjetër të ecim para dhe t’i kushtojmë vëmendje maksimale. Këtyre ditëve do të fillojnë bisedimet. Sot po përmbledhim analizat, planet dhe veprimet dhe nga nesër do të fillojmë bisedimet. Do të jenë shumë shpejtë. Disa ditë, që i bie diku 25 nëntori edhe atë me disa ditë rezervë”, tha Zoran Zaev.
Se kur bisedimet do të fillojnë me partitë politike dhe kohën se kur duhet të ndodhin ndryshimet kushtetuese, Zaevi tha se nuk do të jap afate, por se me rëndësi është të arrihet qëllimi… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)