Shkup, 16 tetor – Vendi po mendon të pranojë një ofertë shumë miqësore nga Greqia, që të jemi bashkëpronarë në terminalet e gazit në Aleksandropolis, ku do të ndërtohet një termocentral me gaz 800 megavat që do të prodhojë dy e gjysmë herë më shumë energji se deficiti i energjisë që e kemi si vend, tha sot Kryeministri, Zoran Zaev, duke porositur se Maqedonia e Veriut ka një strategji të qartë të energjisë.
“Këtu synimi është që EEM-së të hyjë me investimet e saja direkte. Vetë të jetë në gjendje të sigurojë gaz natyror të lëngshëm nga Amerika, Katari, Izraeli dhe të prodhojë energji elektrike dhe ta lëshojë në rrjetin tonë, që është shprehje e miqësisë së madhe pas Marrëveshjes që ne nënshkruam me Greqinë, por edhe për investime të mëtejshme që po ndodhin në vend”, theksoi Zaev duke iu përgjigjur gazetarëve pas kontrollit në pikën për hedhje në Shkup, ku hidhen stufa të vjetra dhe trupa të tjerë jooekologjikë për ngrohje.
Ai theksoi se po vjen momenti kur do të duhet t’i mbyllim kombinatet që prodhojnë energji elektrike të qymyrit, kështu që në periudhën e ardhshme do të jetë mbyllja e një blloku të KME “Manastir”, i cili do të lidhet me tubacionin e gazit që do të kalojë afër Manastirit dhe do të transformohet në një termocentral me gaz.
Në të njëjtën kohë, sipas Zaevit, është duke u punuar në lëshimin e tre licencave për funksionimin e mullinjve me erë për prodhimin e pothuajse 100 megavatve të energjisë elektrike nga mullinjtë e erës.
“EEM do të ndërtojë shtesë 15, 18 mullinj me erë në pjesën jugore të vendit. Ne investojmë në fotovoltaikë në katër vendndodhje të tjera prej 50, 100, 70 megavat. Shteti po nxiton drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, në mënyrë që në një periudhë të përshtatshme kur të përmbushet, t’i mbyllim edhe dy njësitë e tjera të KME “Manastir”, deklaroi Zaev.
Ai theksoi se megjithëse vendi nuk është ende anëtare e BE-së dhe nuk ka detyrime për të paguar për rregullimet e emetimit të dioksidit të karbonit, megjithatë gjatë negociatave të anëtarësimit do të duhet t’i përshtatet atyre detyrimeve.
Drejtori i SHA EEM, Vasko Kovaçevski, i cili gjithashtu mori pjesë në ngjarjen në Shkup, deklaroi se transformimi i energjisë ose tranzicioni i KME “Manastir” nuk mund të bëhet brenda natës, sepse është prodhuesi ynë më i madh i energjisë, e cila prodhon 75 për qind të energjisë së shtetit.
“Ne kemi në plan blloqet të mbyllen një nga një në vitet e ardhshme. Në pesë vitet e para do të mbyllet blloku 1, i cili nuk është i modernizuar dhe do të investohet më pak. Megjithatë, blloku 2 dhe blloku 3 duhet të punojnë për 10 vitet e ardhshme. Kjo është arsyeja pse në dy ose tre vitet e fundit dhe më parë kemi investuar në modernizim, kemi investuar në rregullime dhe kemi bërë që këto dy njësi të jenë për një prodhim të sigurt dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike”, tha Kovaçevski.
Ai theksoi se EEM do të vazhdojë me investime në fotovoltaikë në zonën e KME “Manastir”, në fushën e hidrocentraleve, posaçërisht në Tikvesh ku kemi mundësi për investime shtesë prej 100 megavatësh në fotovoltaikë dhe në parqet e mullinjve me erë.