Manastir, 15 prill – Karavani i kandidatit të vetëm shqiptar, prof.dr.Blerim Reka sot ka ndaluar në Manastir.
Reka bashkë me Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin fillimisht kan vizituar Shtëpinë e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe më pas kanë takuar qytetarët e Manastirit, aroporton gazeta KOHA.
Sela me këtë rast ka thënë se vendi ka nevojë për drejtësi, të funksionojë shteti i së drejtës dhe jo si tani që përmes ligjit u falën kriminelët dhe dhunuesit e instucionit më të lartë në vend.
“Me këtë mënyrë të funksionimit sidomos të organeve gjyqsore që aplikojmë drejtësi selektive nuk mundë as të synojmë evropën e lëre më të bëhemi antarë. Kohëve të fundit po vërejmë se ky trend i faljes së kriminelëve po vazhdon kurse në anën tjetër flitet për datë të bisedimeve për antarsim në BE. Vendi ka nevojë për drejtësi, për vende të reja pune,për përspektivë dhe shpresë që të ndalojmë ikjen e rinisë”, është shprehur Sela.(koha.mk)