Vendi i përgatitur për skenarin më të keq me Kovid-19 në vjeshtë

52

Shkup, 7 gusht – Skenari i mundshëm më i keq me virusin Kovid-19 në vjeshtë do të thoshte koncentrim më i madh i njerëzve në hapësira të mbyllura, numër plotësues i të sëmurëve nga gripi sezonal që mund të shkaktojë stërngarkim në spitale me pacientë dhe kjo të mos mund të menaxhohet. Ky skenar, siç theksoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, mund të evitohet, por nëse kjo nuk ndodhë, autoritetet shëndetësore do ta presin të përgatitura.

Vala e dytë e virusit, sipas Filipçes, ishte rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje. Ai konsideron se duhet të ketë sanksione atje ku nuk respektohen masat. Gjatë periudhës së kaluar, siç tha, kishte lëshime, njerëzit nuk kontrolloheshin si dhe vendet ku organizoheshin ngjarje. Edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se masat duhet të respektohen për ta mbrojtur shëndetin e të gjithëve.

Për çdo pacient me Kovid-19, FIlipçe pohon se është bërë gjithçka duhet edhe në raport me stadiumet para vendosjes në makinë respiratore, dhe në raport me trajtimin derisa pacientët janë në makinë respiratore.

Ai dje kumtoi edhe se deri në dy javët në vijim do të dihet nëse nga shtatori do të fillojnë me punë kopshtet dhe shkollat. Gjasat, siç tha, janë të mëdha, por të harmonizohen të gjitha protokollet. (koha.mk)

Comments are closed.