Një pasaportë amerikane hap dyert. Sipas Indeksit të Pasaportave Henley që gjurmon renditjen e pasaportave, hyrja pa viza e amerikanëve në 184 vende e bën një pasaportë amerikane të gjashtën më të fuqishme në botë. Dhe gjërat po bëhen gjithmonë e më të lehta.
Edhe vendet me kontrolle historikisht të shtrënguara në procesin e vizave po i hapin dyert vizitorëve.
Në Arabinë Saudite, një program i ri i vizave është krijuar për të rritur turizmin, ndërsa Brazili i ka hequr fare kërkesat për viza për qytetarët amerikanë.
Por ka disa vende ku edhe amerikanët nuk shkojnë.
Atyre u duhet të marrin vizë nga një konsullatë kineze që të vizitojnë Murin e Madh ose të eksplorojnë Qytetin e Ndaluar.
Në Bhutan, një tarifë ditore dhe udhëzimet e rrepta e mbajnë numrat e turistëve të ulët.
Dhe, nga plazhet kubane e deri te zonat e UNESCO-s në Korenë e Veriut, disa prej vendeve të famshme të botës mund të jenë të vështira ose ndonjëherë dhe të pamundura për amerikanët që t`i shohin.
Amerikanëve u duhen leje speciale për të vizituar vende të caktuara në Korenë e Veriut, Kubë, Iran, Turkmeni dhe Rusi.