Ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë, Francës dhe Spanjës kanë firmosur një marrëveshje që të zhvillojnë një avion luftarak europian.
Kjo është një përpjekje e Europës për të ulur varësinë nga fuqia ushtarake e SHBA-së, në një kohë kur Donald Trump ka shtuar ndjesinë se kontinenti i vjetër do të ketë më pak mbështetje ushtarake nga SHBA-ja.
Por projekti bashkëpunimit, që sot ishte i drejtuar nga Makron, do të zgjasë për shumë vite. Avioni i parë FCAS mendohet të jetë gati vetëm rreth vitit 2040.
FCAS, Future Combat Air System, është dizenjoja e parë e një avioni luftarak nga kompania franceze Dassaut që nga “Rafale” e viteve 80.
Avioni, që po bëhet në bashkëpunim me Airbus, do të fluturojë për herë të parë në vitin 2026, dhe në përdorim normal mund të futet në vitin 2040.
Sot u paraqit modeli i parë, dhe u nënshkrua një kontratë bashkëpunimi midis Francës, Gjermanisë dhe Spanjës, për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre avionëve.