Rrallë ka njerëz që celularin nuk e mbajnë afër vetes shumicën dërmuese të kohës, apo në çdo vend ku shkojnë. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse janë disa vende ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin.
NË SHTRAT, AFËR JASTËKUT. Do të zgjoheni keq dhe për më tepër do të ndjeni dhimbje koke për shkak të rrezeve të dëmshme.
AFËR LËKURËS SË FYTYRËS. Do të dëmtoni lëkurën, pasi bakteret në celular transmetohen menjëherë.
AFËR TË VEGJËLVE. Ndonjëherë janë mjeti i duhur i shpërqendrimit për ta, por dëmi që shkakton në trupin e tyre është shumë më i madh. Rrezatimet e celularit janë të dëmshme.