Shkup, 4 tetor – Të dhënat e fundit të publikuara nga Forumi Ekonomik Botërore (FEB) ka botuar listën ë shteteve ku mund të bësh biznes të mirë, shkruan gazeta KOHA. Në listën prej 137 shteteve, Maqedonia nuk është në këtë listë përkundër faktit se ekzistojnë pothuajse të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor si Bullgaria e radhitur në vendin e 49, Romania 69, Kroacia 74, Shqipëria 75, Mali i Zi në vendin e77, Serbia është radhitur e 78, Greqia 87 dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 103. Zvicra mban vendin e parë si shtet ku mund të bëhet biznes i mirë, ndërsa në vendin e parafundit dhe të fundit janë radhitur Mozambiku dhe Jemeni. Mungesa e Maqedonisë në listën e Forumit Botëror Ekonomik si shtet ku mund të bëhet biznes i mirë, lë hapësirë për të dyshuar se të dhënat e grupaciont të Bankës Botërore “Duing Biznis”, të cilat për çdo vit i bënte publike para opinionit Qeveria e mëparshme, e ku thoshte se Maqedonia radhitet në mesin e… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)