Aktori hollywoodian Richard Gere kritikoi Izraelin për shkak të ndërtimit të vendbanimeve hebraike në territorin palestinez, duke i quajtur ato “provokim absurd”. Aktori i famshëm po qëndron në Jerusalem për të marrë pjesë në premierën e filmit “Norman”, nga regjisori izraelit Joseph Cedar, në të cilin luan, raportojnë mediat botërore. Gere qëndrimin e tij në Jerusalem e shfrytëzoi për të vizituar edhe një numër të madh të organizatave të cilat punojnë në koekzistencën dhe pajtimin palestinezo-izraelit ndërsa ndërtimin e vendbanimeve hebraike e quajti provokim që kërcënon proesin e paqes.