Shkup, 13 shkurt – Shfrytëzuesit e një pjese të TVM-së, një pjese të Kërnjevës, një pjese e Keramidnicës dhe pompës së benzinës Makpetrol, sot do të jenë pa ujë për shkak të ndërrimit të mbyllësit prej F-600 mm në kejin Dimitar Vllahov pn (në parkingun para TVM-së).
Siç kumtoi QRMK Shkup, pas informatës së marrë nga NP Ujësjellës dhe kanalizim, ndërprerja e furnizimit në këto vende të banuara në komunat Qendër dhe Gazi Babë, do të zgjasë nga ora 08:30 deri në sanimin e defektit.