Shkup, 16 janar – Dyqanet dhe shtëpitë me numra çift nga numri 2 deri në numrin 26 të locuar në rrugën “Qurçinska” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nesër nga ora 8:30 deri në orën 13:00 do të mbesin pa energji elektrike.
Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e bulevardit “Treta makedonska brigada”, objekti i “Pucko Petrol” (Oktan) në komunën e Aerodromit, si dhe shfrytëzuesit e lagjes së Draçevës, shkolla “Reçishte”, “Justinijan Prvi”, pjesa e Draçevës drejt fshatit Studeniçan.
Nga ora 9:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e banorëve të fshatrave Semenishte dhe Çajlanë në komunën e Sarajit, ndërsa nga ora 11:00 deri në orën 13.00 shfrytëzuesit e rrugëve “Makodonsko-kosovska brigada” dhe “17” në komunën e Çairit.
Konsumatorët e bulevardit “Boris Trajkovski” dhe objekti i “Bade Novus” nesër do të jenë pa energji elektrike nga ora 11:00 deri në orën 15:30.
Siç informon Qendra Rajonale e Menaxhimit me Kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në sistemin elektrik.