A është Kuba një vend komunist? Kjo është pyetja që shtrojnë shumë njerëz online. Po, Kuba mbetet një vend komunist, pavarësisht se po tenton që të ndryshojë disa gjëra. Turistët e adhurojnë këtë vend jo vetëm për klimën, por edhe sepse disa gjëra kanë mbetur pa ndryshuar. Sidomos në sy bien shtëpitë. Për këtë arsye, Hermes Mallea ka eksploruar kryeqytetin, Havana, për të sjellë një libër me foto fantastike. “Havana Living Today” ka dalë tashmë në shitje.