Shkup, 29 mars – Organizata “Vëllezërit krishterë” ka kërcnuar me jetë kryeministrin Zoran Zaev dhe drejtuesit tjerë politik të vendit. Lidhur me këtë ka reaguar Qendra për Liri “CIVIL”, njofton gazeta KOHA.
“CIVIL ashpër dënon gjuhën e urrejtjes e të gjithë subjekteve politike dhe personave fizik, organizatave apo grupeve të pa organizuaara, si dhe kërcnimet me jetë ndaj kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve tjerë politik të cilat në video-mesazh i ka publikuar personi i cili prezentohet si lider i organizatës ‘Vëllezërit krishterë’, Zharko Grozdanov”, thuhet në reagimin e Qendrës për Liri “Civil”, transmeton gazeta KOHA.
Përndryshe, Organizata “Vëllezërit krishterë” është një nga organizatat të afërtat me grupet radikale që kanë protestuar kundër Marrëveshjes së Prespës dhe ligjit për gjuhët, ndërsa një pjesë e tyre janë edhe anëtarë të partive të bllokut djadhtistë të cilat i udhëhoqen protestat që kulminuan me dhunë në Parlament me 27 Prill të vitit 2017. (koha.mk)