Shkup, 28 tetor – Të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e javës së 11 në Ligën e Dytë Perëndim. Derbi i javës është zhvilluar në Strugë, ku janë përballur dy ekipet shqiptare Struga Trim Lum dhe Vëllazërimi, shkruan gazeta KOHA.
Fitorja i ka takuar mysafirëve nga Kërçova të cilët edhe pse në pjesën e parë ishin në disavantazh, në pjesën e dytë arritën të shënojnë dy gola dhe të marrin tre pikët. Golin për ekipin e Strgua Trim Lum e shënoi Nijas Lena në minutën e 27 të përballjes, ndërsa për mysafirët shënuan Bakievski në minutën e 66 dhe Murat Adili në minutën e 79.
Skuadra e Skopjes ka arritur të shënon fitore në terren vendas përballë Gostivarit me rezultatin 2:1. Java e 11-të në Ligën e Dytë Perëndim rezultoi të jetë shumë e varfër sa u përket golave të shënuar. Në gjithsej 5 ndeshje, u shënuan vetëm 6 gola, edhe atë në vetëm dy ndeshje. Skopje në Autokomandë mundi Gostivarin me rezultatin 2:1, teksa me të njëjtin rezultat Vëllazërimi në Ohër mundi Struga Trim Lumin.
Labunishta barazoi pa gola në transfertën në Dibër ndaj Korabit, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyllën edhe ndeshjet midis Genç Kalemler dhe Pelisterit, si dhe ajo midis Goblenit dhe Teteksit. Ekipi i Struga Trim Lum edhe përkundër humbjes vazhdon të kryesojë renditjen me 21 pikë, një më shumë se Labunishti i vendit të dytë, teksa Vëllazërimi me 17 pikë renditet në pozitën e tretë. (koha.mk)