Dy ditë më parë Patrisi dhe Tuna ishin të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.
Ai aty i dha fund një herë e mirë deklaratave të vëllait të lëshuara një muaj, ku tha se as nuk do ta shoh me sy Tunën. E Patrisi iu përgjigj atij duke thënë se secili ta shoh shtëpinë e vet, shkruan Gazeta Blic.
“Është një shprehje tek ne në Kosovë, vëllau si shkjau, kështu që secili ta shoh pragun e vet, shtëpinë e vet. Me gjithë dashurinë për të gjithë, por unë tani kam familjen time, dhe për mua rëndësi ka vetëm gruaja ime dhe djali im, Tiani”, u shpreh Patrisi.
E ditën e sotme ka ardhur edhe përgjigja e Robertit, i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” dhe ka folur rreth asaj çfarë tha Patrisi për të.
Roberti atë çfarë ka thënë Patrisi e ka marrë me shaka, pasi sipas tij ai është shumë person pozitiv.
“Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua mu dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që ti shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e vet”, tha Roberti, duke vazhduar më tej se nuk ishte fare i mërzitur me ato çfarë janë thënë emision.