Një nënë ka përlotur botën, duke publikuar një foto ku shihet kujdesi i motrës ndaj vëllait të sëmurë me leucemi.
Vogëlushi Beckett Burge është diagnostikuar me leucemi në moshën 2-vjeçare dhe që prej prillit të vitit 2018, ai po kalon muaj të tërë në spital.
Në foton që ka thyer zemrat e miliona njerëzve në botë, shihet motra teksa kujdeset për të vëllain në banjo, i cili është mjaft i sëmurë dhe mezi mbahet.
Me dhimbje të madhe në shpirt, motra e inkurajon duke i thënë: “Çdo gjë do shkojë mirë”.