Vëllai i vrasësit të Las Vegasit, Stephen Paddock, u arrestua për posedimin e më shumë se 600 imazheve pornografike me fëmijë. 58 vjeçari Bruce Paddock u arrestua në një qendër të moshuarish në Los Anxhelos. Ai u kap pas 20 kallëzimeve penale, të gjitha të lidhura me posedimin e pornografisë së fëmijëve ose shfrytëzimin seksual të fëmijëve. Të dhënat u zbuluan pas publikimit të dokumenteve të paraqitura të martën në Gjykatën e e Los Anxhelos. Ndërkohë theksojmë se vëllai i tij vrau më shumë se 50 persona që po ndiqnin një koncert në Las Vegas, kur hapi zjarr nga dritarja e hotelit ku po qëndronte . (syri.net)