Matias Mesi, një nga dy vëllezërit më të mëdhenj të fituesit të 5 herë të topit të artë dhe së fundmi i 4-ti si futbollisti i vitit, po përballet me akuza për vrasje. Matias i tregoi një roje sigurie se ai kishte prerë fytyrën, pasi ishte përplasur me një shkëmb afër shtëpisë së tij në Argjentinë. Por ai u ndoq nga pas pasi në varkë u gjet gjak në të gjithë barkën e tij dhe një armë ‘380 e tipit “handgun”. Foto horror u zbuluan nga mediat lokale, ku shihen qartë gjak në motorin e përparmë të barkës në klubin e peshkimit në qytezën e Figieras.
Matias, pasi mashtroi për një deklaratë të rreme të vdekjes së tij pas një aksidenti me makinë, duket se kësaj here “proçkave” të tij po i vjen fundi. Kujtojmë që vitin që shkoi ai u urdhërua të mësonte për futboll si shërbim pasi u kap më një armë në Audin e tij A5. Tani do të shikojmë si do të rrjedhin ngjarjet që s’kanë të sosur për vëllain e yllit argjentinas.