Vëllai i udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un është vrarë në Malajzi, raporton agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut “Yonhap News”. Ai është vrarë në një aeroport në Malajzi me ” gjilpërë me helm ” nga 2 agjente të Koresë së Veriut. Kim Jong-nam u fsheh në Malajzi, pas ekzekutimit të xhaxhait të tij Jang Song-thaek. Djali i madh i Kim Jong-il, i mbijetoi një atentati në Macau rreth kohës së vdekjes së babait të tij në vitin 2011. Ndërsa ishte parë gjerësisht si trashëgimtar i fronit të mbretërisë diktatoriale, ai u arrestua duke u përpjekur për të hynte në Japoni me një pasaportë të falsifikuar së bashku me dy gra dhe një fëmijë. Ai tha se donte të vizitonte Disneyland.