Stamboll, 2 tetor 2018 – Vëllai i udhëheqësit të FETO-s, Fetullah Gjulen u dënua me 10 vjet e gjashtë muaj burgim nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë të armatosur terroriste.
Ishte Gjykata e Izmirit ajo që e dha vendimin mbi Kutbetin Gjulen, i cili nga ana e tij nuk i pranoi akuzat dhe kërkoi të lirohej më pretendimin e problemeve me shëndetin, njofton tesheshi.com.
Ai u arrestua më 2 tetor 2016. Vëllai i tij, kleriku Fetullah Gjulen, njeriu më i kërkuar pas akuzave si inspirues i grushtit të shtetit të korrikut 2016, jeton në SHBA.
Edhe ky i fundit ka mohuar akuzat, por autoritetet turke kanë ofruar prova të shumta mbi implikimin e rrjetit të tij në tentativën për të rrëzuar pushtetin me forcën e armëve. Nga grushti i shtetit në Turqi natën e 15 korrikut, mbetën të vdekur 251 persona, ndërsa 2200 të tjerë u plagosën.