Gostivar, 1 qershor – Të mërkurën mbrëma në Gostivar janë gjetur dy fëmijë të mitur nga Shkupi, të cilët janë denoncuar se kanë humbur. Dy fëmijët, vëlla e motër, janë kërkuar nga prindërit e tyre, gjegjësisht janë denoncuar sit të humbur në stacionin policor në Gazi Babë, gjatë mëngjesit të ditës së mërkurë. Në praninë e një përfaqësuesi të qendrës për punë sociale, fëmijët që me autobus kanë arritur në Gostivar, është biseduar me ata dhe më pas i janë dhënë prindërve. Janë marrë masa dhe punohet në zbardhjen e disa detajeve ku kanë qëndruar dhe pse e kanë lëshuar shtëpinë.