Pas paraqitjeve të shumta për ndërhyrje procedurale, kreu i Kuvendit ka ndërprerë seancën duke dhënë një orë pauzë. Në këtë kohë ai ka thirrur përfaqësuesit e partive parlamentare në mbledhje koordinuese për të gjetur një zgjidhje që të përshpejtojnë seancën për konstituimin e komisionit për zgjedhje dhe emërim. Seanca do të vazhdojë në 16:30.