Shkup, 29 janar – Ish-Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka thënë para disa minutave se Maqedonia do të ketë qeveri të re, njofton mediat maqedonase. Veljanoski këto qëndrime i ka dhënë para selisë së VMRO-së, ku duhet të mbahet takimi me partitë e koalicionit për ”Maqedoni më të mirë”. ”Më shumë informacione dhe detaje do të japim pas mbledhjes së koalicionit por një gjë është e sigurtë, Maqedonia do të ketë qeveri deri në mesnatë”, ka thënë Veljanoski për gazetarët.