Shkup, 13 nëntor – Duke lexuar mesazhet sms dhe mesazhet në viber midis të akuzuarve për “të enjten e përgjakshme” sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Fillimisht është hetimi i telefonit celular i spikerit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanoskit, lidhur me komunikimin përmes sms mesazheve dhe mesazheve në viber në periudhën shkurt-maj të vitit 2017.
Në sallën e gjyqit të pranishëm janë të 31 të akuzuarit, përveç të akuzuarit Sashko Markovski për të cilin procedura është ndarë më vete.
Procesin gjyqësor e zhvillon gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuesit e aktakuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.
Prokurorja Ruskovska në fillim tha se ekspertizat janë tepër vëllimore dhe përmbajnë edhe mesazhe private dhe për këtë arsye iu parashtruan në formë të shtypur.
“Më 27 prill në orën 17:48 minuta Trajko Veljanoski i dërgon mesazh Goran Gjoshevskit me përmbajtjen “jini në gatishmëri”. Gjoshevski më 17:49 i dërgon sms me përmbajtjen “po” dhe më vonë edhe një mesazh tjetër “të gjithë janë të informuar edhe në MPB”.
Në orën 18:04 Veljanoski i dërgon mesazh “le të hyjnë dy brenda dhe të mos lejojnë që të ulen në vendin tim”, lexoi një pjesë të ekspertizës prokurorja Ruskovska.
Nga komunikimi me viber nga telefoni i Veljanoskit, vazhdoi Ruskovska, mund të shihet se ai ka marrë mesazhe nga deputeti Dimitar Stvanaxhia me përmbajtjen “si është puna”, ku më pas i dërgon përgjigje “Po përgatitemi. Tvrdokorni. Prisni orientime. E rëndësishme është që të jeni të gatshëm”.
Më vonë po të njëjtën ditë Stevanaxhija i dërgon mesazh “duhet të kemi një lider me kredibilitet” dhe “masë kritike nga sk”.
Veljanoski më 25 shkurt Nikolla Gruevskit i dërgon mesazh me përmbajtjen “Unë mendoj që tubimi më mirë të mbahet të shtunën, do të ketë më tepër kohë për tu përgatitur, nuk do të bjerë shi dhe deri atëherë do të elektrizohet më tepër maqedonasi”.
Veljanovski i dërgon sms Gordana Jankullovskës më 27 shkurt në orën 19:47 me përmbajtje “i mirë ishte tubimi sot” dhe ajo ia kthen “po, dukej shkëlqyeshëm”.
Veljanovski më 2 mars i dërgon mesazh Sanja Ugrinovskës “dua ta marr në telefon Çavkovin që t’i tërheqë të gjithë” dhe ajo i përgjigjet “nuk ju kuptoj, ata që u larguan”. Më vonë po të njëjtën ditë Veljanovski i shkruan “të gjithë edhe ata që u larguan” dhe ajo ia kthen “unë nuk do t’i ktheja”.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.