Shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral nënkolonel Metodija Veliçkovski prej sot deri më 15 dhjetor do të marrë pjesë në konferencën e NATO-s të shefave të transformimit. Konferenca, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, mbahet një herë në vit në selinë e Komandës supreme të forcave aleate të NATO-s për transformim në Norfolk, Virxhinia. Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të 28-të vendeve anëtare të NATO-s dhe 23 kombe partnere, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të cilat lidhen me mbrojtjen, ndërsa temë e bisedimeve janë transformimi i armatave dhe identifikimi i sferave të mëtejme për bashkëpunim të ndërsjellë.